mjesto slobodnog duha

eng1 fbbutton1 twtbutton1

TV 1

Në shoqërinë e sotme, mediat kanë një rol të rëndësishëm në formimin e sistemit të vlerave dhe qëndrimeve. Mediat nuk pasqyrojnë më vetëm realitetin dhe nuk përcjellin ngjarje dhe të arritura, por edhe i krijojnë ato. Ne, në baza ditore, jemi të ekspozuar ndaj mediave, disa më pak, disa në një masë më të madhe.

Shkruan: Mitar Gjukanoviq

Si dukuri, mediat ndikojnë në edukimin dhe arsimimin e fëmijëve. Fëmijët kalojnë orë të tëra para televizionit dhe internetit, dhe gjithnjë e më pak ka nga ata që e kalojnë kohën e tyre të lirë duke luajtur me fëmijët e tjerë jashtë.

Fëmijët gjithnjë e më shumë kalojnë kohën në botën virtuale apo duke shikuar programe të cilat nuk janë të përshtatshme për moshën e tyre. Të gjitha imazhet që plasohen nga mediat, mbeten në kujtesën e fëmijës, fëmijët i përvetësojnë ato, dhe kështu shpesh imitojnë heronjtë e filmave të vizatuar. Fëmijët më shumë se të rriturit bien nën ndikimin e formave moderne të mediave, siç janë reklamat, dezinformatat dhe propagandat.

Fëmijët shpesh imitojnë diçka pa e kuptuar domethënien dhe pa i ditur pasojat. Kjo është arsyeja pse është shumë e rëndësishme që në procesin e mësimdhënies në shkollat fillore të përfshihet lënda mbi njohuritë mediatike, siç është bërë në shkollë të mesme, me qëllim që t'u ndihmohet fëmijëve që të përballen sa më lehtë me botën mediatike. Arsimimi mediatik nënkupton aftësimin e fëmijëve për të trajtuar në mënyrë kritike çdo gjë që lexojnë, dëgjojnë apo shohin në televizion, internet ...

Unë mendoj se problemi nuk qëndron te mediat, por në mënyrën se si ato përdoren. Të gjitha mediat mund të përdoren në arsim. Televizioni, si dhe Interneti, munden me temat e tyre arsimore, të ndihmojnë fëmijët për të zgjeruar njohuritë e tyre dhe pë të njohur më mirë botën: vende dhe popuj të ndyshëm, bukuri natyrore, çështje sociale, burime kulturore, mbrojtjen e mjedisit ...

Mediat kanë efekte pozitive por edhe negative në arsimimin dhe edukimin e fëmijëve. Vetëm duhet të dihet se si të përdoren mediat në mënyrë të duhur dhe të mbrohen fëmijët nga ndikimi i përmbajtjeve negative. Për këtë arsye roli i prindërve dhe i mësimdhënësve është i rëndësishëm, për t'u shpjeguar fëmijëve se duhet ta kufizojnë kohën që ata kalojnë para TV apo para kompjuterit dhe ta shfrytëzojnë atë për të mësuar përmes lojërave dhe argëtimit. Unë mendoj se është e rëndësishme që e gjithë familja, për shembull, të shikojë së bashku një program me karakter edukativ për fëmijë, të bisedojë rreth asaj se çka kanë parë dhe çka kanë dëgjuar. Kështu prindërit te fëmijët zhvillojnë interesimin për vlerat pozitive. E njëjta mund të bëhet edhe në shkollë! Pse e gjithë klasa mos të shikojë ndonjë përmbajtje arsimore të "paketuar" ne CD-Rom; mbi planetin Tokë, mbi bimët, ndryshimet klimatike ... e pastaj të diskutohet mbi këto?

Mediat, si ato të shtypura ashtu edhe ato audio-vizuale dhe elektronike sot janë mjet i domosdoshëm i informimit. Shumë njerëz nxjerrin në pah anën e tyre negative, por ne të gjithë shikojmë programet televizive, lexojmë shtypin, lidhemi me internet... Megjithatë, nuk guxojmë të tjetërsohemi nga natyra, nga njerëzit, nga veprimtaritë tjera të bukura siç janë: loja në ajër të pastër, shetitja, sporti, shoqërimi.

Teksti është botuar me mbështetjen e Këshillit të Evropës.
Përmbajtja është përgjegjësi vetëm e OJQ-35mm dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht qëndrimet e Këshillit të Evropës.

Dodaj komentar

Sigurnosni kod
Refreširaj

kevric1

Nogopamet
Piše: Raul
Kevrić

Foto

Preporučujemo

Comp_2_0-00-12-08U toku ove i sljedeće školske godine Ministarstvo prosvjete i nauke u saradnji sa GTZ-om sprovešće kampanju „Energetska turneja" u svim osnovnim školama u Crnoj Gori.

Prijatelji sajta

 

 

cgtvit2  

 

ga-banner-160x80yihr-160x80 wwyc-color rekom baner 160x85 fellowship-2010---taboo sr btj-light-sr-300x100ae66 oilogo2 unicef.jpgcrckarijelogoctrlx.info-bannerbitno160x85cgfudbal222160x85160x80rajainewscrocropped-cf-headline3

 

 

 

 

 

stavtramontana
Balada o
Geleru V dio
Piše: Domagoj
Tramontana

 

Karikatura