mjesto slobodnog duha

eng1 fbbutton1 twtbutton1

story5head 1

Kur, ne pjesën e dytë të Mesjetës në Evropë filloi të botohet shtypi si forma e parë moderne e mediave, askush nuk mund ta parashihte se çfarë do të ishte ndikimi i tyre mbi njerëzit, politikën, zhvillimin social dhe mënyrën e të menduarit.

Autor: Nenad Vujanoviq

Edhe sot, qindra vjet pas asaj kohe, situata nuk ka ndryshuar. Përkundrazi, ndikimi i mediave është bërë aq i fortë sa njerëzit më të fuqishëm dhe grupet sociale thjeshtë shtyhen me njëri tjetrin se kush do të formojë mediumet e reja, më të fuqishme, më mira dhe më me ndikim. Unë qëllimisht nuk e thashë "më kualitative", sepse koncepti i cilësisë së mediave absolutisht nuk matet më në bazë të kësaj karakteristike.

Është e rëndësishme që, me anë të një serë programesh të ndryshme, kryesisht të papërshtatshme, sipërfaqësore dhe të parëndësishme, të arrihet ndikimi sa më i thellë e më i fuqishëm te ata shikues të këtyre programeve. Dhe të gjitha me një qëllim: që përmes programit të ofruar, pronari i medias të përfitojë sa më shumë para dhe të rrisë kapitalin e tij.

Ku janë të rinjtë këtu? Të zënë në mes vlerave tradicionale që ua imponon edukata familjare dhe mjedisit më të afërt të ofertave mediatike moderne, ata mbeten të hutuar dhe nocioni i tyre mbi mënyrën e drejtë të informimit bëhet i paqartë dhe i mjegullt. Format e para tradicionale të informimit dhe të mediave nënkuptojnë se vlerat e caktuara duhet të komunikohen, të prezantohen dhe të përcillen në atë mënyrë që së pari duhet të jenë edukative, ndërsa sot, në pjesën më të madhe janë të pranishme mënyrat senzancionaliste të mediave, të cilat së pari kërkojnë të tërheqin vëmendjen dhe të nxisin interesim, pa marrë parasysh pasojat që mund të shkaktojë një sjellje e tillë mediatike. Përveç senzacionalizmit të hapsirës së përgjithshme mediatike, vjen deri te tabloidizimi i grupeve të tëra shoqërore dhe i shoqërisë në përgjithësi. Në këtë mënyrë sjellja senzancionaliste dhe sjellja tabloide e mediave mbetet standardi me të cilin udhëhiqen brezat e rinj modern.

Nuk është e nevojshme që të përmendin ndonjë shembull konkret për këtë gjendje dhe për këtë situatë, sepse ne mund t'i njohim ato në çdo shtëpi televizive private, dhe madje ngandonjëherë edhe në disa shtëpi televizive të shërbimit publik. Në segmentin e serialeve dhe filmit, shumica e programeve janë të mbushura me skena brutale, me vulgaritete dhe me dhunë, gjë që negativisht ndikon te të rinjtë, te qëndrimet e tyre dhe te të menduarit në lidhje me realitetin që i rrethon. Po ashtu, me qëllim minimalizohet dhe margjinalizohet sjellja e përgjegjshme shoqërore ndërsa personazhet negative, në vend që të jenë objekt i dënimit, bëhen heronj, nivelin e të cilëve të rinjtë cilëve e të rinjve duan ta arrijnë.

Është e vërtetë se çdo opinion formohet në bazë të një rivlerësimi të imazheve të përgjithshme që na rrethojnë dhe në bazë të përvojave pozitive, megjithatë, agresiviteti me të cilat veprojnë korporatat bashkëkohore mediatike dhe hapsirat e reja që kanë mbuluar në ndërkohë, kryesisht hapësira e internetit, në plan të parë nxjerrin konceptet negative dhe agresive, dhe kështu në këtë mënyrë vlerat e përgjithshme neglizhohen dhe humbin peshën e tyre. Të rrethuar nga media të tilla, të rinjtë vuajnë pasojat negative dhe nuk është e çuditshme që qëndrimet e tyre dhe mënyrat e tyre të të menduarit ngandonjëherë mund të jenë shumë shqetësuese.

Teksti është botuar me mbështetjen e Këshillit të Evropës.
Përmbajtja është përgjegjësi vetëm e OJQ-35mm dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht qëndrimet e Këshillit të Evropës.

Dodaj komentar

Sigurnosni kod
Refreširaj

kevric1

Nogopamet
Piše: Raul
Kevrić

Foto

Preporučujemo

Comp_2_0-00-12-08U toku ove i sljedeće školske godine Ministarstvo prosvjete i nauke u saradnji sa GTZ-om sprovešće kampanju „Energetska turneja" u svim osnovnim školama u Crnoj Gori.

Prijatelji sajta

 

 

cgtvit2  

 

ga-banner-160x80yihr-160x80 wwyc-color rekom baner 160x85 fellowship-2010---taboo sr btj-light-sr-300x100ae66 oilogo2 unicef.jpgcrckarijelogoctrlx.info-bannerbitno160x85cgfudbal222160x85160x80rajainewscrocropped-cf-headline3

 

 

 

 

 

stavtramontana
Balada o
Geleru V dio
Piše: Domagoj
Tramontana

 

Karikatura