mjesto slobodnog duha

eng1 fbbutton1 twtbutton1

dnevnik

Që mësimdhënësit shpesh sevojnë edhe ofendime, nuk është asgjë e re në bankat shkollore. Ndonjëherë kjo zbukurohet aq mirë me fjongë, përmes humorit, ndonjëherë thuhet troç, por gjithmonë mësimdhënësit e bëjnë këtë, sepse e dinë se ata që gjenden jnga ana tjetër e katedrës nuk do t'ia paraqesin këtë askujt.

Shkruan: Majda Pecoviq
Nuk ka të dhëna të sakta se sa shpesh fëmijët në institucionet shkollore janë viktima të dhunës verbale po edhe asaj fizike nga ana e mësimdhënësit, sepse sipas rregullit, çdo gjë mbetet e fshehur brenda mureve të shkollës, përveç kur dhuna arrin aso përmasa sa është e pamundur të fshihet.
Më së shpeshti fëmijët ankohen për dhunë verbale apo psikologjike, siç janë kërcënimet, përdorimi i emrave ofendues për nxënësit, poshtërimi, frikësimi apo largimi i nxënësve nga ora. Ndonëse rrahja tashmë një kohë të gjatë është jashta përdorimit, tek-tuk përvidhet edhe ndonjë ankesë e cila i referohet dhunës fizike, p.sh tërheqja për flokësh apo për veshi.
Në shkollën time, mësimdhënësit shpesh dinë të ngrisin zërin, e tek-tuk bie edhe ndonjë ofendim. Nuk di a duhe të na brengosë më shumë fakti se rregullisht na thonë se jemi të pa-aftë, të marrë, fakti se tallen në kurriz të emrave tanë, apo duhet të na brengosë fakti që ne vetë tashmë jemi adaptuar me këto gjëra.
Megjithatë, edhe në një atmosferë të tillë të punës ngandonjëherë mësimdhënësit na befasojnë. Kështu një herë, për shkak se pëshpërita në klasë, më dëbuan nga ora dhe më ofenduan dhe kërcënuan. Ndaj, për hatër të solidaritet me nënësit fitova titullin e "bagëtisë së paedukuar" dhe kërcënim për njësh të cilin kurrë nuk da përmirësoj.
Kur gjithë kësaj ia shtoni faktin që unë jam një vajzushe, mund ta mirrni me mend se si e kam pëjetuar këtë. Megjithatë, përpos prindërve të mi, këtë nuk ia kam treguar askujt. Vendosa të përballem me këtë situatë në mënyrë gandiane, kështu që mbeta e sjellshme dhe e qetë në në orët e saja, dhe pas disa ditëve u paraqita ta përmirësoj njëshin.
Sot, kjo mësimdhënëse sillet sikur asgjë nuk ka ndodhur, madje shpesh më përgëzon për ndonjjë detyrë. Por, fakti qëndron se në këtë mënyrë çdo gjë humbet kuptimin e saj, dhe kështu mësimdhënësit nuk i kemi më modelë tanë, nxënësit gjithnjë e më pak respektojnë rregullat ndërsa klasa merr parimet e rrugës.
Nuk duhet të harrojmë se mësimdhënësit gjithashtu ngandonjëherë janë viktima të të miturve të dhunshëm. Ndonëse neve nga perpektiva e nxënësit na duket se dhuna fizike apo emocionale gjykohet më shumë nëse atë e shkakton mësimdhënësi. Qëndron fakti se mësimdhënësi ndiqet me gjygj, bile edhe dëbohet nga puna, qoftë fajtor ose jo, e kur këtë e bën nxënësi – kërkujt kurgjë.
Kështu vimë te ajo thënja e vjetër mbi pulën dhe vezën, kush i ka paraprirë kujt në këtë kaos, paedukata e nxënësve apo jo-etika e mësimdhënësve?

Dodaj komentar

Sigurnosni kod
Refreširaj

kevric1

Nogopamet
Piše: Raul
Kevrić

Foto

Preporučujemo

Comp_2_0-00-12-08U toku ove i sljedeće školske godine Ministarstvo prosvjete i nauke u saradnji sa GTZ-om sprovešće kampanju „Energetska turneja" u svim osnovnim školama u Crnoj Gori.

Prijatelji sajta

 

 

cgtvit2  

 

ga-banner-160x80yihr-160x80 wwyc-color rekom baner 160x85 fellowship-2010---taboo sr btj-light-sr-300x100ae66 oilogo2 unicef.jpgcrckarijelogoctrlx.info-bannerbitno160x85cgfudbal222160x85160x80rajainewscrocropped-cf-headline3

 

 

 

 

 

stavtramontana
Balada o
Geleru V dio
Piše: Domagoj
Tramontana

 

Karikatura