mjesto slobodnog duha

eng1 fbbutton1 twtbutton1

voz

Milica Gjokgjuriq, dikur studente udhëtare nga Tivari, sot gazetare – vajza e cila inicoi ndërrimin e orarit hekurudhor dhe ia adaptoi atë nevojave të studentëve

Shkruan: Miqan Andrijasheviq
Nëse jeni nga Tivari, në të njëjtën kohë jeni edhe student i njërit nga Universitetet e Podgoricës, dhe keni zgjedhur që të udhëtoni në ligjërata dhe provime, atëherë ky orar i trenave është një nga dokumentet më të rëndësishme për ju. Ky është një dokument që në një mënyrë të konsiderueshme ndikon në organizimin e kohës suaj, e përmes kësaj edhe në jetën tuaj studentore.
Duke punuar në këtë shkrim, kam intervistuar disa studentë në trenin që qarkullon nga Tivari-Podgoricë. Shumica e studentëve janë përgjigjur se orari aktual kryesisht u përshtatet nevojave të tyre. Megjithatë, kjo nuk ishte gjithmonë kështu. Disa vite më herët orari i udhëtimit nuk ka qenë fare i përshtatshëm për studentët. Konkretisht, trenat për Podgoricë janë nisur nga Tivari në 6,30h i pari, e tjetri tek në 11.00 h, kështu që nëse është dashur të jeni në fakultet ndërmjet kësaj periudhe, opsioni i vetëm ka qenë nisja me trenin në 6:30 h.
E revoltuar nga kjo, Milica Gjokgjuriq -sot gazetare e dikur një nga studentët udhëtarë nga Tivari, vendosi të ndryshojë atë. Problemi me orarin e udhëtimit i mundonte attë dhe kolegët e saj, por si student ajo nuk ia doli që ta zgjidhë atë. Pas diplomimit ajo u punësua në televizionin IN, dhe këtu, siç tha ajo vet, pa shansin e saj për t'u marrë me problemet e bashkëqytetarëve të saj të cilët po ballafaqoheshin me të njëjtin fat të sajin kur vjen puna për të shkuar në ligjërata në Podgoricë.
- Ndonëse asokohe nuk kam qenë më studente, ndjeja një përgjegjësi që përmes një TV emisioni të njoftoj institucionet se do të duhej të kenë më shumë kujdes nda qytetarëve akademik dhe të paktën t'ua lehtësojnë në një farë mënyre jetën studentore, thotë Gjokgjuriq.
Me mbështetjen e bordit editorial, Milica së bashku me një kameraman hypi në trenin e mëngjesit dhe intervistoi studentët e përgjumur dhe të pakënaqur.
Pas raportimit nga treni, Milica u dërgoi një propozim Ministrisë së transportit dhe Infrastrukturës hekurudhore pët të ndryshuar orarin e udhëtimit me një shpjegim se pse orari aktual nuk ishtë i përshtatshëm. Kishte mbetur vetëm edhe transmetimi i emisionit, dhe kjo ishte e gjitha ajo çka Milica Gjokgjuriq mund të bënte. Sipas saj as ajo vetë nuk priste që njëra nga reportazhet e saja gazetareske do të bënte aq jehonë dhe që do të arrinte të përmbushte qëllimin e saj. Jehona ka qenë e tillë saqë shumë njerëz, jo vetëm studentët por edhe tivaras të punësuar në Podgoricë e njohën fatin e tyre në këtë reportazh i cili u transmetua në lajmet e TV In.
Si rezultat Infrastruktura hekurudhore pranoi apelin e dërguar dhe me shpejtë u vu treni në atë relacion me nisje në orën 08:00 h.

- Më gëzon fakti që kam arrituar që studentët të kenë më shumë kohë për të fjetur dhe për të mësuar, që nuk kanë nevojë të shpenzojnë para në kafenetë dhe baret duke pritur sa të bëhet koha për leksione. Gjithashtu, krenohem që ia dola të bëj diçka edhe për udhëtarët nga Tivari, qytetit tim të lindjes nga i cili jam larguar para një dekade, tha Milica.

za godisnji milica
Milica në vendin e punës

Milica Gjokgjuriq tani është gazetare e suksesshme e emisionit Robin Hood dhe akoma përpiqet t'u zgjidhë problemet dhe t'u ndihmojë atyre që kanë nevojë për ndihmë.
Međutim Milica je dokazala da su promjene moguće i da je samo potrebno pokušati.
Orari aktual i trenave në mëngjes është: 05:25h, 06:35h, 09:00h, 10:20h, 11:35h. Në ndërkohë u anulua treni që nisej në ora 08:00, dhe studentët raportojnë se u mungon pikërisht ky tren për të patur një orar i cili u përshtatet plotësisht. Megjithatë, Milica vërtetoi se ndryshimet janë të mundshme dhe se për diçka të tillë mjafton vetëm të provoni.
Jeta është rrugëtim orarin e të cilit e përcaktoni ju vet.

Dodaj komentar

Sigurnosni kod
Refreširaj

kevric1

Nogopamet
Piše: Raul
Kevrić

Foto

Preporučujemo

Comp_2_0-00-12-08U toku ove i sljedeće školske godine Ministarstvo prosvjete i nauke u saradnji sa GTZ-om sprovešće kampanju „Energetska turneja" u svim osnovnim školama u Crnoj Gori.

Prijatelji sajta

 

 

cgtvit2  

 

ga-banner-160x80yihr-160x80 wwyc-color rekom baner 160x85 fellowship-2010---taboo sr btj-light-sr-300x100ae66 oilogo2 unicef.jpgcrckarijelogoctrlx.info-bannerbitno160x85cgfudbal222160x85160x80rajainewscrocropped-cf-headline3

 

 

 

 

 

stavtramontana
Balada o
Geleru V dio
Piše: Domagoj
Tramontana

 

Karikatura